I dhunojnë gratë, dy burra marrin urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës

0
133

Rastet e dhunës në familje nuk kanë shënuar ulje, ndonëse ndryshimet në Kodin Penal kanë ashpërsuar masat. Ndonëse viktimat më të shpeshta të dhunës në familje janë gratë, nuk mungojnë rastet kur viktima janë burrat. Dy raste të tilla janë regjistruar në Tiranë ditët e fundit.

Një 44-vjeçari nga Tirana i është dhënë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, pasi dhunohet nga gruaja e tij. Në kërkesën dërguar gjykatës, 44-vjeçari me inicialet D.Th, denoncon se është dhunuar psikologjikisht nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare, me inicialet S.Sh.

“Më datë 07.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin D.TH, vjeç 44, pasi dyshohet se bashkëshortja, S.SH, vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare””, thuhet një njoftimin e policisë.

Por ditën e djeshme, Gjykata e Tiranës ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasin GJ.D vjeç 51, pasi dyshohet se bashkëshortja I.D vjeç 36, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here