Më herët gjatë kësaj jave, shkruan e përditshmja britanike, një grup i Hellbanianz besohet se u përfshi në një zënkë masive në sheshin Trafalgar të Londrës, ku ishin mbledhur për të festuar Festën e Pavarësisë.
Në videot që “The Sun” zotëron shfaqet një person që po kërcen muzikë rap dhe po konsumon kanabis. Videoja është postuar në proãlin e një personi të quajtur Skilla, i cili shkruan: “Shqiptarët edhe të kyçur e të rrethuar nga mure të larta janë luanë”, përcjell tv.klan.
Një tjetër postim tregon dy persona duke konsumuar kanabis, ndërsa shkruhet: “Ne jemi zotët e rrugëve. Në burg kemi gjithçka, e vetmja gjë që na mungojnë janë prostitutat. Ndërsa në një tjetër video në Instagram, shkruan më tej “The Sun”, sërish nga brenda burgut, shkruhet: “Bishat të mbyllur në burgje si Alkatraz, e vetmja gjë që i mungon janë vajzat. Në një prej komenteve, shqiptarët sulmojnë edhe familjen mbretërore britanike: “Në djall qeveria dhe mbretëresha… dua t’i shoh të gjithë shqiptarët jashtë burgut”./tvklan.al