Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal, lidhur me ndërtimin e Sheshit ‘Skënderbej’.
Duke ju referuar qytetarit dixhital, ish-kryeministri ka postuar disa fotot nga sheshi në Facebook, ku siç shihet gurët janë imitim, dhe jo ashtu siç u tha nga kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, se do të merren gurë nga të gjitha trojet shqiptare.
Ja postimi i ish-kryeministrit:
Ja si vodhën Lal Plehu e kompani me ndërtimin e Sheshit!
Qytetari dixhital denoncon:
-mashtrimin se sheshi po ndërtohej me pllaka guri nga të gjitha viset shqiptare.
-të gjitha pllakat dhe gurët janë thjeshtë imitime të prodhuara në shesh.
Ata, në pak muaj kanë filluar të shkërmoqën.
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb
“Te uroj shendet
Dhe punen e sheshit qe u servir se do behej me pllaka dhe gure ha gjith viset shqiptare eshte nje mega mashtrim dhe mega vjedhje. Te gjith jan bere me zhavor inerte dhe çomento në kantjeret e betonit qe firma fituese pat instaluar në tre pjes te sheshit . Para bankes. Anash muzeut dhe para 15 katshit. Te gjitha keto deri në inagurimin e sheshit punuan duke shfrytzuar energjin falas dhe bene coptim te mbetjeve, laarje zhavori dhe derdhje pllakash e imitime guresh. Edhe sot kjo firm nga qershori i ka spostuar makinerit e zhavorit e betonit mbrapa ish hotel vjoses Prapa pallatit kultures dhe vazhdon e punon duke vjedhur gjithçka dhe veçanerisht energjin elektrike. Neser po te shkoni e te shikoni aty jan faktet.
Pra shkurt: te gjitha pllakat e guret jan imitime dhe te bera vete prandaj te gjitha kan filluar te plasen te ciflohen.
U hoqen pllakat e mermerit te kollonat e pallatit kultures dhe u zevendesuan me imitim pllakash mermeri te bardha qe sot jan bere si pllaka granili varrezash.”