Zgjedhjet në Amerikë: Lutja e çuditshme e këshilltares shpirtërore të Trump…

Në një kohë kur ankthi për rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara një video po qarkullon në internet.

Në video shfaqet pastorja Paula White, këshilltarja shpirtërore e Trump duke u përpjekur që me lutjet e saj të sigurojë rizgjedhjen e tij si President.

Ajo deklaron se beteja aktuale e zgjedhjeve në Sh.B.A nuk është betejë politike, por një konflikt midis së Mirës dhe së Keqes.

Pastorja gjithashtu shprehet se njerëzit në pozita të larta po bashkëpunojnë me ‘aleanca demonësh’ për të përmbysur vullnetin e Zotit për zgjedhjet, madje shkon deri atje deri atje sa tregon se përforcime ëngjëllore për Trump po vijnë nga Afrika dhe Amerika e Jugut.

Në një intervistë në vitin 2019, Paula White kishte deklaruar se marrëdhënia e saj e ngushtë me Presidentin amerikan ishte një “detyrë” e drejtpërdrejtë nga Zoti , i cili e udhëzoi atë t’i tregonte Trump se kush është ai në të vërtetë.

Njohja e tyre filloi në fillim të viteve 2000 u zhvillua në një marrëdhënie shpirtërore pas disa vitesh,  shumë e përshkruajnë White si gruaja që e çoi Trump drejt Zotit.

 

Zgjedhjet në Amerikë: Lutja e çuditshme e këshilltares shpirtërore të Trump…

Covid i merr jetën piktorit të njohur

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko