Kryemadhi: Ja si po tenton Rama të ketë nën kontroll Prokurorin e Përgjithshëm…

0
153

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po bën çmos për të pasur nën kontroll Kryeprokurorin e vendit. Kryemadhi tha se Rama nuk e ka nën kontroll prokurorin aktual të përgjithshëm, por kërkon që të ardhshmin ta ketë.

Në studion e “Neës24”,  Kryemadhi tha se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm është e vështirë, pasi ende nuk është formuar Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili duhet të përzgjidhte kreun e ri të organit të akuzës, sipas reformës në drejtësi.

“Reforma në drejtësi u bë me moton për ta depolitizuar dhe për ta larguar drejtësinë nga kthetrat e korrupsionit. Por reforma në drejtësi s’paska qenë gjë tjetër, veçse një mënyrë për të hequr nga një dorë, dhe për ta çuar në dorën tjetër.

Dhe tani dalin dhe shkarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm dhe duan të zgjedhin një të ri. Me pretendimin ta zgjedhë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një këshill që nuk mblidhet. A e dini se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është mbledhur ende, pasi Shoqëria Civile nuk ka kandidatë.

Kaq e vështirë qenka të gjejnë një kandidat? Por me sa duket po e bëjnë sa të kalojë kjo çështja e Habilajve. Ose nuk kanë një kandidat të lehtë për ta kontrolluar. Se këtë kryeprokuror që ka nuk e kontrollon dot, dhe do një që ta ketë në dorë”, u shpreh Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here