Gjinushi per Akademine e Shkencave:Të fortët, të aftët, të zotët , nuk rrine ketu

0
149

Pjesë e debatit për reformimin e Akademisë së Shkencave, është bërë edhe kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi.  Ka qenë pikërisht kjo temë, që ka përballur Gjinushin me kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka marrë fjalën, Gjinushi është shprehur se nuk ka konflikt interesi, për aq kohë sa nuk është pjesë e grupit të punës, e për këtë qëllim deklaroi se mund të jap mendimin e tij.

Sipas Gjinushit, situata në të cilën ndodhet Akademia, nuk është përgjegjësi e saj. “Kërkimi shkencor ka bërë prapa si pasojë e goditjes së statusit të instituteve, u humb koordinimi mes tyre, kemi me mijëra doktoratura dhe cilësia e tyre vlen për të dëshiruar”, tha Gjinushi.

Më pas Gjinushi i tha Ramës se një problem shumë i madh, mbetët ikja e trurit.

“Të fortit, të aftit, të zotët, nuk rrinë këtu. Për këto arsye dhe politizimi i reformës së fundit, bënë që Akademia e Shkencave të kthehet në një organ honorifik. Tani problemi është i përbashkët, Akademi, qeveri, ministri”, deklaroi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here