Juventusi në kohë të vështira, Sampdoria i bën surprizën

0
224

Kampioni i Italisë, Juventusi, ka marrë një goditje të rëndë në Xhenova, teksa është mundur me rezultatin 3-2 nga Sampdoria.

Një pjesë e parë e mbyllur 0-0, ndërsa në 45 minutat e dyta vendasit shkëlqejnë duke realizuar 3 gola në portën e Juventusit. Autorë të golave ishin Zapata, Torreira dhe Ferrari.
Ndërkohë bardhezinjtë u zgjuan vetëm në minutat e shtesës, në të cilat realizuan dy gola me Higuain dhe Dybala, por pa mundur të shmangnin humbjen e dytë në kampionat.
Një humbje e rëndë për bardhezinjtë, të cilët tashmë mbeten 4 pikë pas Napolit kryesues.
Por, Juventusi tashmë rrezikon të përfundojë në vendin e tretë, nëse Interi do të fitojë në mbrëmje në “San Siro” ndaj Atalanta-s.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here