Zbardhen shkaqet e aksidentit që i mori jetën gazetares

0
168

Pesë ditë nga aksidenti në aksin Lushnje-Berat që i mori jetën gazetares së emisionit “Stop” Erinolda Isufaj, prokuroria e Lushnjes zbardh të gjithë dinamikën e ngjarjes.

 

Sipas organit të akuzës janë tre shkaqet që çuan në aksidentin fatal, kur një masiv mermeri u shkëput nga një trajler dhe ra sipër makinës me të cilën udhëtonte gazetarja e ndjerë bashkë me prindërit dhe bashkëshortin.

 

Sipas Prokurorisë, drejtuesi i trajlerit ka tejkaluar shpejtësinë nga 40 km/orë që duhet të udhëtonte në në 60 kilometra në orë. Po ashtu ka bërë një parakalim të gabuar dhe pikërisht kjo manovër ka shkaktuar animin e peshës së ngarkesës. Arsyeja kryesore, pse u shkëputën blloqet e mermerit mbetet fakti që nuk kanë qënë të lidhura në karrocerinë e kamionit.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në mesditën e 11 nëntorit në aksin Berat-Lushnje kur një gur i madh mermeri ra nga kamioni dhe goditi makinën “Peugeot” ku udhëtonte 24 vjeçarja me prindërit dhe bashkëshortin. Goditja ishte fatale për të renë, Erinolda Isufaj, ndërsa prindërit e saj Vitori e Shkelqim Isufaj, si dhe bashkëshorti Marko Idrizi 29 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here