Kërpaçi: Ja si mashtroi sot Ministria e Arsimit për kartat studentore

0
183

“Sot studentët kanë kartë studenti”- keshtu u shprehën (mashtruan) përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, sot në Komisionin e Shëndetësisë”, ka deklaruar në një status në Facebook, Florida Kërpaçi, deputete e LSI.

Statusi i plotë

Karta e Studentit, ose student card siç e quan bota, garanton pa kosto fare ose me kosto të reduktuar, për të gjithë ata që janë duke ndjekur studimet universitare.

Në Evropë për shembull, moria e të drejtave është e larmishme, që nga aksesi falas në biblioteka, në muze, ulje deri në 30% për ushqim, veshje, libra, transportin publik, kinema, etj. Pra shteti brenda mundësisë së tij ja ben sa më të lehtë studentit jetën universitare, duke i dhënë mundësinë që të fokusohet te studimet e jo te vështiresitë financiare për të përballuar muajin.

I njëjti koncept, pavarësisht se cilat do të ishin lehtësitë duhet që sipas parashikimit në ligj të garantoheshin dhe për studentët në Shqipëri.

Nuk ka ASNJË student sot që gëzon këtë të drejtë! As kartën fizikisht, lëre më për të drejtat!

Pra krijimi i lehtësirave për studentët e të rinjtë në përgjithësi nuk ekziston si koncept. Pavarësisht se e kanë të drejtë me LIGJ!

Unë mund të etiketohem dhe si deputete e kazanit për shkak se ngre këto shqetësime për rininë, por për këtë qeveri rinia është ZERO, e ky buxhet po ashtu dhe kjo gjë duhet denoncuar e luftuar fuqishëm!

Mashtrojnë sy për sy dhe s’kanë as turp!

Ju qofshi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here