Alizoti: Dilni në rrugë dhe protestoni, njeriu më i dëmshëm në këtë moment është ai që hesht !

0
42

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë që të dalin në rrugë dhe të mbroj paratë e tyre që po vidhen hapur nga pushteti.

Alizoti është shprehur e njeriu më i dëmshëm në këtë moment është ai që hesht dilni në rrugë dhe mbroni jetën tuaj

“Ju lutem qytetarëve të Tiranës mos e humbni këtë moment se është një vjedhje e madhe ai ka vrarë dhe një djalë të ri i cili mblidhte kanaçe për të ndihmuar familjen e  tij.

Ato që vidhen janë paratë e juaja, shpresa e juaj, bashkëpunëtori më i madh i autokratëve dhe hajdutëve është heshtja prandaj mos heshti më. Ju që jeni besimtarë të muajit të madhërishëm ë ramazanit mos heshtni më dilni për hir të zotit mos lëni më të vidheni.

Shqipëria ëhstë kthyer në një grup banditësh që akne shtëpi në Vjenë dhe Majemi dhe kanë miliarda dhe ju nuk ushqeheni dot. Ky popull po rrotohet po shkatërrohet, njerëz që nuk janë askush zotërojnë gjithçka në Shqipëri. Ju lutem me zemër në dorë shponi veten dhe fëmijët tuaj, njeriu më i dëmshëm në këtë moment është ai që hesht dilni në rrugë dhe mbroni jetën tuaj.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here