Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, Rama sulmon edhe Top-Channel : U katandisët në gënjeshtra

1
272

 

Televizioni Top Channel, njihet si media pranë qeverisë “Rama”, por sot kryeministri e ka përfshirë edhe këtë media në të ashtuquajturin prej tij si ‘kazani mediatik’.Kryeministri  nuk ka pranuar dot një lajm të bërë nga Top Channel lidhur me konferencen për shtyp të tij me komisionarin e BE, Johanes hahn sa i perket situates se medias.

Ja çfarë shkruan Rama në rrjetet sociale:

“HAHNI DHE KAZANI”

Ky është titulli i lajmit të Top Channel që mund ta shihni bashkëlidhur.

Në lajm, siç do ta lexoni, thuhet se kryeministri e cilësoi median si të pabesueshme.

Po, e vërtetë, kështu mendoj! Por si për ta vërtetuar me dëshminë e vet se sa të pabesueshme janë mediat, Top Channel, siç e shihni, e informon publikun se konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin nuk u transmetuan në ERTV! Ju të gjithë tani mund ta shikoni vetë provën e kësaj gënjeshtre me bisht, nëse zbrisni në postimin e dytë e të tretë të ditës dhe klikoni videon e dhënë live nga ERTV.

Tani pyetja që vjen vetiu është: Nëse një televizion kombëtar që ka bërë histori falë gjenialitetit të të ndjerit Dritan Hoxha, është katandisur sot të gënjejë kaq hapur, edhe për një fakt kaq të thjeshtë, si mund të quhet e besueshme media në Shqipëri?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. po kush e shikon era rrot tv o bastard,a nuk te mjaft ter diten ne ekran top news,7 zv,a1 report,vizion plos,abc,madje ti del edhe ne kapakun e qenefit perfundi fshehur.ik o bastard merri ter lrymbat me vete e liroje shqiperin.edhe nji te smur mendor nga nji psikiatri esht me imir se ti.ik

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here