Zbulohet vendndodhja, ja ku ishte zv/ministri që humbi dhe nuk shkoi në emisionin televiziv

0
235
Zv/Ministri i Brendshëm Besfor Lamallari, përmes një mesazhi ka sqaruar se arsyeja e mungesës së tij në studion e “Opinion” ka qenë një darkë.

Por çuditërisht këtë mesazh ai ka vendosur ta dërgojë vetëm 30 minuta pasi emisioni kishte nisur dhe pasi gazetari Blendi Fevziu e kishte njoftuar publikisht mungesën e tij në studion.

Në një kohë kur kishte konfirmuar pjesëmarrjen në emision, Lamallari ka vendosur befas të mos paraqitet, pa njoftuar më përpara stafin e emisionit për këtë ndryshim në vendimin e tij.

Për më tepër, gjatë  emisionit ai ka vendosur të dërgojë arsyen e mungesën në panel, duke shkruar se ishte në një darkë.

Duket se ky fakt e nervozuar drejtuesin e emisionit që gjithë këtë e ka cilësuar një karagjozllëk dhe duke theksuar se ky është rasti i parë në 20 vite emision, që ndodh një episod i tillë.

A të ketë qenë vërtet darka arsyeja qe e pengoi zv/ministrin të vijë në Opinion, apo ndoshta diçka tjetër e ka trembur më shumë?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here