Patentat në makinën ku udhëtonte Sota, Tahiri e shoferi i tij në prokurori

0
265

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe shoferi i tij Gentian Ceka, pritet të merren në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ceka dhe Tahiri do pyeten për praninë e çuditshme të tre patentave të Tahirit dhe gruas së tij, në automjetin Land Rover, ku u sekuestruar dhe katër çanta me 863 mijë e 100 euro.

Njëherësh, prokuroria do verifikojë me imtësi tabulatet e shoferit të tij Gentian Ceka, pasi ka dyshime se ky i fundit mund të ketë qenë në makinë.

Nuk dihet me saktësi se në çfarë rrethana këto tre patenta kanë përfunduar në makinën e Orest Sotës. Orest Sota është pronari i firmës “Fortis Beton” ndërsa babai i tij, Lefter Sota është biznesmen në fushën e ndërtimit, hekur dhe medias.

Orest Sota ka deklaruar në policinë e Elbasanit se është mik me shoferin e Saimir Tahirit dhe se lejet e drejtimit i kishte harruar ai në makinën e tij.

“Kam qenë në një takim me shoferin e Saimir Tahirit pak ditë më parë dhe ai i harroi në makinë” mësohet se tha Sota. Dy lejet e drejtimit për mjete lundrimi, e para deri në 20 ton dhe e dyta deri në 100 ton janë marrë në 26 dhe 31 korrik të 2017 nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Akoma më misterioze është origjina e shumës prej 863 mijë eurove që janë sekuestruar në makinë, shumë kjo që nuk ka pasur asnjë dokument bankar apo faturë pagese shoqërimi. Ndaj Sotës janë ngritur katër akuza, për kundërshtim të forcave të policisë, “Fshehje të ardhurash”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Drejtim të mjetit pa patentë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here