Ilir Kulla: Rama në pozicion të vështirë me Tahirin

0
184

I ftuar në studion e lajmeve të syri.net analisti Ilir Kulla ka dhënë mendimin e tij dhe ka treguar se pse Edi Rama e ka marrë në mbrojtje Saimir Tahirin, pas skandalit të plasur në Katania dhe pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për arrestimin e tij.

‘Rama e ka mbrojtur Saimir Tahirin sepse mazhoranca e tij nuk lejoi prokurorinë të arrestonte. Të jemi realist, Rama është në një pozicion të vështirë. Për sa kohë që Tahiri ishte ministër i Ramës, ai do e mbronte se do të mbronte qeverinë.

Për sa kohë ishte kryetar i PS-së së Tiranës, Rama ishte i detyruar ta mbronte pasi po mbronte partinë e tij’, u shpreh Kulla.

Ndërsa i pyetur nga gazetari Alen Xhelili nëse do të ikë Rama bashkë me Tahirin, Kulla është skeptik për këtë gjë, pasi sipas tij, qeveria i ka numra në parlament. ‘Rama sot numrat i ka për të qeverisur. Nëse s’do të kishte ndodhur ajo që ka ndodhur në Katania, hetimet, përgjimet, ardhja e Marco Minnitit, ngjarja e Elbasanit, të gjitha këto ngjarjet e 2 javëve të fundit, unë mendoj që PD do ishte duke u marrë me luftën e brendshme dhe Rama do të bënte batutat e tij, kazani etj. Rama i ka numrat sepse ka 76 deputetë. Në aspektin moral, ai është i detyruar të mbajë qëndrime të forta dhe me vepra. Ai duhet të pastrojë Policinë e Shtetit’, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here