Ndodh edhe kjo! Veliaj pasi bëri korsitë e biçikletave, tani bën tender 360 mijë euro për projektin

0
170

Çuditë në Tiranë s’kanë të sosur. Normalisht, nëse çdokush jeton dhe punon në kryeqytet, e ka parë përditë kaosin. Në pallate, rrugë, shkolla, kopështe. Kaos duke ecur në këmbë, s’ka as trotuar. Kaos edhe duke drejtuar biçikletën, pavarësisht se prej shumë vitesh janë hedhur miliona euro për korsi të dedikuara. Kaos edhe në rrugë, teksa trafiku është asfiksues.

 

Por edhe gjatë ndërtimeve të komplekseve të pallateve, apo edhe te ato pak zona të gjelbërta, të cilat po “kafshohen” dita-ditës, siç është edhe Parku i Liqenit të Farkës. Ndërkohë që jeta është bërë shumë e vështirë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, firmos përditë bërjen e tenderëve.

Kësaj herë, ai kërkon një projekt për korsitë e biçikletave! Por, a nuk janë ndërtuar këto korsi? Janë bërë me projekt apo pa projekt? Duket se tenderi i radhës po bëhet vetëm formalisht.

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e “BoldNews.al”, Bashkia e Tiranës ka shpallur procedurën e prokurimit të hapur, të objektit “projekti i sigurisë rrugore në disa vendkalime për këmbësore dhe numëruesve të biçikletave”.

Kërkohet të bëhen punime ndërtime dhe sinjalistikë rrugore. Fondi limit i kësaj procedure është 36.489.423 lekë pa TVSH. “Burimi i financimit është nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2024 miratuar me VKB Nr. 125, datë 22.12.2023 ‘për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2024’” thuhet në këtë dokument. Sipas saj, kohëzgjatja e kontratës është 3 muaj kalendarike, ndërsa tenderi do të bëhet në datën 15 mars 2024.

Në dokumentet shoqëruese, Bashkia e Tiranës shkruan se projekti i sigurisë rrugore në disa vëndkalime për këmbesorë dhe numërusve të biçikletave përfshin 3 nënprojekte sipas detyrës së projektimit. Kërkohet rikualifikimi i nyjes së ish- 21 dhjetorit.

“Ky projekt- zbatim parashikon që përveç standarteve të mbështetura në ‘Kodin Rrugor’ dhe ‘rregulloren për zbatimin e saj….’, të integrohet me zgjidhjen tërësore të trafikut, shërbimeve të tjera, elemente inovativ infrastrukturor dhe sinjalistikë përkatëse vertikale, horizontale dhe llambadarë semaforik të shoqëruar me skemen e re të lëvizjes” thuhet në këto dokumente.

 

Sipas saj, të kryhen verifikime dhe analiza listë kontrolli i gjendjes aktuale për evidentimin e elementeve që ndikojnë ose janë pjesë e sigurimit të qarkullimit të këmbësorëve, biçikletave dhe mjeteve motorrike.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here