Statusi i minatorit/ Përparim Spahiu : Do ti shkojmë deri në fund…

0
148

Mirëdita të gjithëve, në fakt sot më dukesh pak më e lehtë takimi me ju sepse nuk vija si Rimi që kandidon në Bulqizë për të marrë mandatin në Bulqizë por vija si Rimi që i ka prezantuar qeverisë shqiptare, Parlamentit Shqiptar një draft për statusin e Minatorit. Megjithatë emocioni dhe ndjenja është e njejtë. Jam plotësisht i angazhuar që kësaj historie ti shkojmë deri në fund sepse parimisht të gjitha partitë politike prej njëzet e ca vitesh kanë qenë dakord që statusi i takon minatorit por asgjë nuk është bërë deri më sot kështu që ky është momenti që ne të presim një përgjigje pozitive nga qeveria shqiptare por edhe nëse qeveria nuk e jep një përgjigje të tillë pasi ka atë hallin e financave të saj, ne do mundohemi ti shkojmë deri në fund si në komisionin parlamentar ashtu dhe në diskutimin në Parlament që do bëhet për statusin e minatorit. Unë po ia kaloj fjalën Kryetares pastaj do vazhdojmë diskutimin bashkë sepse statusi prej kohësh ka qenë prezent edhe ju jeni njoh, që të marrim edhe mendimet tuaja dhe ti diskutojmë që të kemi një status sa më të mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here