‘Fola me shefin e madh’, sekuestrohen librat e hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme

0
167

Në vazhdën e veprimeve hetimore që po kryen Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen “Tahiri-Habilaj”, hetuesit kanë sekuestruar në fundjave dhe librin e hyrje-daljeve pranë Ministrisë së Brendshme.

Ky veprim hetimor është kryer, duke marrë shtysë nga një bisedë e përgjuar mes dy vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj, ku ky i fundit i thotë se kishte shkuar në Tiranë dhe kishte takuar shefin e madh.

Prokurorët e krimeve të Rënda ngrenë dyshime të arsyeshme se shefi i madh mund të jetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Hetuesit dyshojnë se takimi mes Florian Habilajt dhe Tahirit është kryer pranë ministrisë së Brendshme dhe për të shuar çdo dyshim, është sekuestruar libri i hyrje-daljeve pranë Ministrisë së Brendshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here