Parashikimi i frikshëm i ekonomistit : Me këtë buxhet Shqipëria…

0
189

Një ditë pas mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar nga kryeministri Edi Rama, ekonomisti Dritan Shano ka bërë një analizë të buxhetit të vitit 2018 në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24.

Shano tha se në buxhetin e këtij viti do të ketë investim të infrastrukturës rrugore për përfundimin e investimeve të tërhequra zvarrë prej katër vitesh.

Ai u shpreh se investimi 1 mln euro në ekonomi do ta çojë borxhin në 90% dhe se kështu do t’i fillojmë t’i ngjajmë frikshëm Greqisë.

Një taksë e cila do t’i rëndojë shumë xhepit të shqiptarëve sipas tij, do të jetë taksa e pronës.

Dritan Shano: Në buxhet thuhet se do ketë investim të infrastrukturës rrugore, për ato investime të tërhequra zvarrë prej katër vitesh, se kështu po ndihmohet ekonomia. 42% rritje është mjaftueshëm dhe është për t’u përshëndetur, por njerëzit duan paratë në xhepin e tyre. Borxhi publik në Shqipëri është mbi 80%. Kjo qeveri ka detyrime të prapambetura. Ne fillojmë t’i ngjajmë frikshëm Greqisë. Investimi 1 mln euro në ekonomi, e çon borxhin në 90%.

Sistemi i taksave është indiferent për biznesin. Shqipëria ka një boshllëk që duhet ta mbushi, ne jemi vend me taksa të larta. Ne duhet të afrohemi tek taksa e sheshtë, duhet të reduktojmë barrën e sistemit të taksave që të jemi më mirë se Maqedonia dhe Mali i Zi. Duhet të bëhemi konkurrues me rajonin.

Me tërheqjen e përjashtimit të biznesit të vogël nga sistemi i TVSH-së. Krimi më i madh i xhepave tona është taksa e pronës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here