Katalonja tashmë ‘Republikë’. Parlamenti shpall pavarësinë nga Spanja (VIDEO)

0
156

Parlamenti katalanas ka votuar ditën e sotme për shpalljen e pavarsisë nga Spanja.

Partitë katalanase paraqitën një rezolutë, në të cilën shpallin pavarësinë e rajonit të tyre. Rezoluta iu nënshtrua votimit gjatë një seance në parlamentin katalanas, ku shumica votoi pro pavarësisë.

Votimi në parlamentin rajonal pasoi një javë të tensionuar të negociatave të fundit midis Madridit dhe Barecelonës.

Shtatëdhjetë deputetë katalanas votuan për pavarësise.

“Ne e shpallim Katalonjën si shtet të pavarur  në formën e Republikës, lexohet në parathënien e kësaj rezolute të prezantuar nga indipendistët, që kanë maxhorancën absolutenë Parlamentin rajonal”, shkruante rezoluta.

Megjithatë anëtarët e opozitës bojkotuan votimin.

Shpallja e pavarësisë u prit me festime të mëdha në rrugët e Barcelonës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here