Berisha, krenar për foton e grupit Metallica me flamurin shqiptar

0
183
Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka përcjellë mbështetëve të tij, një mesazh krenarie, shpalosjen e flamurit shqiptar nga një grup shumë i famshëm dhe i adhuruar nga shqiptarët, Metallica.

“Metallica me flamurin kombëtar – flamuri më i bukur, Mr. ‘Flamuri i Botës’”, e komenton ish-Kryeministri, fotografinë që ka bërë bujë.

ImageHistoria e fotos

Grupi i famshëm muzikor “Metallica” ka pozuar me flamurin shqiptar gjatë ditëve të fundit të turit të tyre në Britani. Fotografia në fjalë është realizuar nga një djalë shqiptar, i cili jeton atje.

Ky person është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ka publikuar postime, përmes së cilave ka treguar se është një fans i madh i “Metallicas”.

Ervin Gjonaj, i cili në Instagram mban emrin e liderit të grupit, ka shfrytëzuar takimin me ta, për të shpalosur flamurin kombëtar, duke pozuar me ta.

Madje, flamurin e Shqipërisë ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje Robert Trujillos, basistit të grupit.

Përveç flamurit, Gjonaj u ka dhuruar atyre edhe një fanellë të Kombëtares.

Dhe në nderim, “Metallica” të martën në koncertin e mbajtur në Londër kanë përshëndetur të gjithë fansat shqiptarë, pjesëmarrës në këtë koncert.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here