Ambasadorja greke vizitë në Vlorë, deklaratë të fortë për Himarën: Kujdes mos cënoni…

0
322

Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë Eleni Sourani ka kërkuar garanci për trajtimin e çështjes së Himarës Nga Vlora, Sourani tha se banorët e Himarës duhet të trajtohen me kujdes të veçantë dhe për më tëpër projekt të mos i cënojë ata.

“Jam këtu për një takim të mirëfilltë bashkëpunimi, me Vlorën dhe zonat e saj periferike. Jemi të interesuar për të pasur një marredhënie të qëndrueshmë mes  dy shteteve. Po shohim bashkëpunimet edhe me Bashkinë e Vlorës, universitetin etj. Banorët e Himarës duhet të trajtohen me kujdes të veçantë dhe për më tëpër projekt të mos i cënojnë këta të fundit. Shteti grek është i vemëndshëm për të gjitha zonat minoritare dhe jo vetëm Himara”, tha ajo.

E pytur rreth deklaratave të ministrisë së Jashtme greke, ambasadorja nuk preferoi të bënte komente politike.

Ndërkohë prefektja e Vlorës, garantoi se projekti do të ecë përpara  me zatimin e tij ashtu si edhe një numër i konsiderueshëm projektesh të cilat kanë gjetur zbatim në qarkun e Vlorës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here