Çfarë duhet besuar tek çështja ‘Tahiri’? A po e mbron maxhoranca ish –ministrin e Brendshëm, ndaj të cilit është kërkuar nga prokuroria heqjen e imunitetit dhe arrestimin? Po faktori ndërkombëtar pse nuk reagon? Analisti Fatos Lubonja teksa komentoi situatën politike në vend, ky epiqendra është çështja ‘Tahiri’ dha dhe opinionin e tij.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’ Lubonja pohoi se pas kësaj çështje fshihet një bandë kriminale, ndërsa shtoi se intelektualët që nuk reagojnë janë kthyer në ‘ushtarë’ të gurpit kriminal të Habilajve.
Mes të tjerash ai tha se në vendin tonë mafia ka shtetin e vet, ndërsa theksoi se Tahiri po mbrohet shumë nga maxhoranca, e cila theksoi Lubonja, ka marrë rolin e gjyqtarit.
Çfarë duhet besuar në çështjen ‘Tahiri’?
Çfarë besoj unë? E kam shkruar dje në një shkrim ku citoj Pasolinin; Ai thotë; ‘Unë e di, i di edhe emrat. Por si kam provat’. I di sepse bëj deduksione dhe njoh disa fakte. Ka disa arsye se pse unë e di që këtu kemi të bëjmë me bandë. Kam thënë gjithnjë. Tani ça duhet të besojmë tek provat. Besojmë tek këto prova? Tronditëse është kjo që këtu nuk është puna se nuk e dinë, ata e dinë vet se ça kanë bërë. Debati nuk është; a është apo jo e besueshme kjo provë. Debati është; i ke ti provat apo jo?! Ky është problemi. E gjitha kjo krijon atmosferën e një lufte politike, lufte bandash që kush të kapë provën dhe të akuzojë tjetrin, dhe ku të besoj. Ne duhet të besonim tek një drejtësi e pavarur, prokurori e fortë, por për fat të keqe nuk e kemi këtë. Politika kontroll edhe prokurorinë, edhe drejtësinë. Pikërisht për çështjen ‘Tahiri’ prokuroria arrestoi një punonjës policie të rëndësishëm.
Zaganin. Pse e bëri? Se nuk i kishte provat? Jo sepse nuk i donte provat. Tahiri ishte më i fortë atëherë. Ndërkombëtarët ndoshta nuk kishin ndërhyrë. Ne dimë shumë më tepër se kaq. Me atë imagjinatën që ka qytetari, gazetari, ne dimë shumë gjëra. Mjafton të shohësh makinat e tyre, kullat dhe për të kuptuar se kush janë ata. Tani që del Tahiri, e dimë që e vëmë pikën mbi I. Ai thotë; erdha unë nga Catania dhe nuk kishin prova, dhe akuzon median, ne këtu. Kërkon që të bind një opinion publik. Ne duhet të besojmë veten tonë. Por shpesh herë njerëzit
manipulohen. Kjo është thjesht maja e Ajsbergut, e një situate dramatike. Ku krimi ka kapur edhe pushtetin politik. ka arritur një pikë kulminante me rastin Tahiri. Ku arrin ish-ministri i Brendshëm të konsiderohet minimumi mbrojtës i një bande që merret me trafikun e drogës. Më pas partia shndërrohet në një bandë që paguan elektoratin që i fut në qarkullim këto para. Ndërtohet një sistem narkodemorkaci. Në fund arrihet ajo pika ku nuk e dallon dot më. Në çdo shtet ka mafia, këtu mafia ka shtetin e vet.
A po e mbron Maxhoracna Tahirin?
Maxhoranca po e mbron. Këtu ka një debat pastaj. Ka një kufijtë çdo gjë. Nuk duhet të merrnin atributin e gjyqtarit. Dy ditë mbahet në prokurori, pastaj çështja shkon në gjykatë. Maxhoranca ka frikë mos del një provë tjetër, se janë gati t’i zhdukin. Ne e shohim që këtu na ka kapur krimi, po na vrasin të rinjtë. Këtu nëse ke të tilla situata, ku ministri i Brendshëm është i lidhur me krimin, ku policia ngarkon e shkarkon thasë droge, kjo është përtej asaj çështje. Shtrohet pyetja; ku po shkon ky vend. Intelektualët dhe shoqëritë civile që heshtin dhe nuk thonë një fjalë, janë kthyer në ‘ushtarë’ të Habilajve. Këtu duket se loja për pushtet është gjithçka. Për katastrofat që i kanosen vendit nuk do t’ia dijë njeri. Kemi fëmijë të cilët merren me krim dhe shoqëria nuk reflekton Kjo duket sheshit. Merr arreston një polic që ka gjetur prova. Këto është lojë për pushtet gjithçka, dhe se ça prodhon ky pushtet nuk ka rëndësi. Si mund t’i lësh këta njerëz që të merren me krimin?
Të gjitha partitë kanë pasur momentet e tyre; çfarë duhet besuar’. Si i jepni përgjigje ju?*Përgjigja ime është kjo. Të ndërtojmë pushtetin e drejtësisë. Opozitës mund t’i interesojë që ti dalin skandalet qeverisë. Por ne duhet të besojmë në drejtësi. Këtu nis loja. Këta marrin atributet e gjyqtarit. Cili është raporti me qytetarin e thjesht, votuesin? Këtu në vend që votuesit t’i jepet mesazhi që përtej interesin tim është dhe interesi jot. Përtej të vërtetës time është dhe një e vërtetë që e thonë gazetarët. Këtu me mendësinë e partive totalitare, këta nuk e lënë këtë, nuk e zhvillojnë. Zotëri po flasim kaq shumë për reformë në drejtësi. Por lërja drejtësisë këtë çështje. Ata e hoqën edhe nga PS, (Tahirin) pasi nesër mund të dalë ndonjë provë tjetër. Duan të lajnë duart.
Nga faktori ndërkombëtar nuk kemi parë asnjë reagim deri tani. A duhet të kishte?
Besoj se duhet të kishte, por historia na provon se faktori ndërkombëtar ka qenë gjithmonë i vonuar përpara atyre që mund të quhen informacione që vinë nga shërbimet sekrete. Diku u dhanë këto materiale. Kush ia dha Bashës? Ambasadori Lu? Jo se besoj. Nëse ia ka dhënë dikush Bashës, ia ka dhënë dikush që ka lidhje. Nuk reagojnë pjesërisht sepse kanë interesat e tyre, që duhen stabilokraci, që kanë krijuar partnerë, apo kanë firmosur koncesione. E dyta; mendoj se është elementi që shohin opozitën që kjo opozitë ka qenë përgjegjëse për 2-3 gjera. Mendoj se dhe mund të jenë korruptuar. Rruga më e shëndetshme është që t’i jepet kurajo prokurorisë. Duhet të bëhet drejtësi. Në demokraci duhet të veprojë drejtësia dhe media. Drejtësia është përgjegjësja për kapjen e këtyre dy pushteteve, që të gjitha në fund fare rezultojnë të kapura nga krimi.