Shokon Zagani: Saimir Tahiri nuk e ka shitur makinën Audi A8

0
577

Ka dyshime të forta se ministri i Brendshëm nuk e ka shitur fare Audin A8. Shitja mund të jetë fiktive, pasi personat që e kanë përdorur makinën, kanë pasur interes që vetura të rezultojë në emër të ministrit, pasi në këtë mënyrë mund të thyenin lehtësisht çdo kontroll policor. Megjithëse të vërtetën mund ta sqarojë vetëm prokurori. Shefi i antidrogës Dritan Zagani, në dëshminë e tij, pretendon se ministri i Brendshëm nuk e ka shitur makinën. Ai thotë se në prill të vitit 2014, makina ka qenë në emër të ministrit të Brendshëm. “Në muajin prill të vitit 2014, para se të më arrestonin. Mjetin e ministrit tim e përdornin këta shtetas trafikant në Vlorë, deri atëherë se dija për këtë makinë, por kur pashë A. D që u fut në makinë doja të verifikoja kush ishte ky mjet me kë u fut. Kur më doli emri i ministrit u shtanga. Në moment pa e hequr nga sistemi thërrita shefin e sektorit z. Skënder dhe i tregoj shiko çfarë ka e kam verifikuar dhe në këtë makinë hyri subjekti. Ai më tha se këtë makinë e mbajnë ata kushërinjtë e ministrit në Vlorë. Dhe më përmendi vëllezërit H. Madje këtë makinë më tha se para 10 ditëve i njëjti mjet ishte ndaluar në aksin Gjirokastër Levan për kontroll dhe ata nuk kanë ndaluar, nuk kanë pranuar të kontrollohen”, ka deklaruar Zagani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here