‘Pastrim parash’, Policia i sekuestron rreth 55 mijë euro të riut vlonjat

0
181

Rreth 55 mijë euro i janë sekuestruar nga Policia e Shtetit, një 22-vjeçari vlonjat me iniciale L.M.

Policia njoftoi se në kuadër të Plan Operacionit ”Vjeshtë 2017′, lidhur me sekuestrimin easeteve të përfituara në mënyrë të paligjshme, ka bërë sekuestrimin e 44.900 eurove dhe 9900 dollarëve në posedim të shtetasit L.M., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas Policisë, shuma monetare dyshohet të jetë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here