Manikyri është i dëmshëm për shëndetin tuaj, ja çfarë ndodh pas aplikimit të tij

0
170

Të gjithë e dimë se manikyrin nuk duhet ta aplikomë shumë shpesh, pasi thonjtë tuaj fillojnë të thahen dhe marrin ngjyrë të verdhë. Por kjo nuk është një thirrje për të braktisur manikyrin, thjesht ju duhet të dini efektet negative të përbërësve së tij.

Rreziku i manikyrit te thonjtë qëndron te toksinat e tij. Ata përmbajnë disa përbërës të dëmshëm, si:

Toluen – tretës që u jep thonjve fund të lëmuar dhe ruan pigmentin. Ai mund të ndikojë në sistemin nervor qendror. Gjithashtu shkaktohen përzierje, dhimbje koke, dobësi.
Formaldehyde është një gaz i tejdukshëm, i cili zgjat qëndrimin e manikyrit në thonjtë tuaj, por mund të jetë i rrezikshëm nëse vuani nga alergjitë, pasi mund të acarojë lëkurën anash thonjve dhe të shkaktojë djegie kimike. Në rastet më të rënda, ky përbërës mund të shkaktojë sëmundje të zemrës dhe kancer.
Dibutyl Phthalate përdoret si aromatizues, por përdorimi i tij mund të shkaktojë çrregullime në sistemin endokrin, si dhe sëmundje gjinekologjike.
Por si mund ta zgjidhni manikyrin pa dëmtuar shëndetin tuaj?

Ju duhet të lexoni përbërësit në paketimin e tij dhe duhet t’u kushtoni rëndësi disa simboleve.

Në shishet e manikyrit ka shenja të veçanta:

“5-Free” tregon se manikyri nuk përmban Formaldehyde, Toulen dhe Dibutil Phthalat, Camphor, Formaldehyde resins.
“3-Free” tregon se manikyri nuk ka Formaldehyde, Toulen, Dibutil Phthalate.
Duhet të keni parasysh se duhet t’i kushtoni rëndësi shëndetit tuaj dhe këtë e keni vetë ju në dorë.

Lexo më shumë në: http://kosovarja.al/shendetesi/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here