Pogradec/ Aksidentoi këmbësorin , arrestohet 48-vjeçari nga Tirana

0
168

Një 48-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka aksidentuar një këmbësor. Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën Pogradec-Qafe Thanë, në vendin e quajtur “Guri i Kuq”.

 

 

Burime zyrtare nga policia vendore e Korçës bënë me dije se Adrian Haxhillazi përplasi shtetasin me inicialet H.Ç.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Adrian Haxhillazi, 48 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 20.10.2017, në rrugën Pogradec-Qafe Thanë në vendin e quajtur “Guri i Kuq” ky shtetas duke drejtuar mjetin “Daimler Crysler” me targë AA691NN, ka aksidentuar një këmbësor në rrugë shtetasin H.Ç, 73 vjeç, banues në Pogradec, i cili pas ndihmës së marrë në Spitalin e Pogradecit, u nis në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here