Kryemadhi: Do të votojmë heqjen e imunitetit të Tahirit

0
150

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar publikisht qëndrimin e kësaj force në votimin për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri.

Në një intervistë në Rerport TV, Kryemadhi është shprehur se Tahiri është pagatori i Ramës, por LSI ka qenë gjithmonë kundër imunitetit të personave publikë.

“Ne s’kemi asnjë kompleks edhe vetë Tahiri do kërkojë që të dalë para përgjegjësisë. Tahiri është pagatori i zotit Rama, s’është problemi te Tahiri, a do jetë një ‘pendito’, a bashkëpunëtor i drejtësisë apo një viktimë e radhës së krimit të organizuar është vendimarrje e tij, por ne asnjë herë si LSI, ne kemi qenë pro cdo personi publik për ne s’duhet të ketë imunitet fare”, është shprehur Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here