Dosja Habilaj/ Përfshirjes e këngëtarit të njohur, reagon Ylli Baka: Përdorues droge si të gjithë?

0
418

Në mes të gjithë zhurmës që shoqëroi publikimi i dosjes ‘Habilaj’ ishte dhe këngëtari Ylli Baka. Në përgjimet mes Maridian Sulajt dhe Mariglen Alimuçajt, u përmend mes të tjerash dhe emri i këngëtarit, që cilësohet ‘përdorues droge si gjithë të tjerët’.

Sakaq në një prononcim për ‘neësbomb’ Ylli Baka ka treguar lidhjen e tij me bandën e narkotrafikut. “I kam fansa, kanë qenë kudo nëpër koncerte. Kam qenë në dasmën e vëllait të vogël të Habilajve, kjo është lidhja e vetme. E pëlqejnë muzikën time. Më kanë thirrur nëpër festa, gëzime familjare. Unë kam shkuar siç shkoj kudo,” tregon muzikanti nga Tepelena, i suprizuar që është përfshirë në një skandal të tillë.

Megjithatë ashtu si fjalët e njerëzve, një tjetër gjë që Baka nuk mund ta frenojë dot janë memet në internet. Dhe loja sapo ka filluar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here