VIDEO/ Tahiri e pranon: Ja çfarë kam bërë, kërkoj menjëherë nga prokuroria…

0
182

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë për mediat nga selia e Kuvendit. Që në fillim të fjalës së tij, Tahiri e pranon dhe aludon se ka sulme dhe gëzim brenda partisë së tij. kush është: Rama apo Veliaj?

Por deklarata e Tahirit a tregon se ai po bëhet ‘pentito’ duke folur për kundërshtarë në krahët e tij.

Deklarata e Saimir Tahirit:

Sot më shumë se kurrë secili që më njeh mua personalisht ose jo, përfshirë familjen e miqtë, është i shtangur me lajmet që bëhen publike dhe sidomos përfshirja e emrit tim.

Kundërshtarët e mi si politikë dhe jo vetëm, sot nuk do ti shaj. Pallavrat e dy kriminelëve që flasin për atë se kush ka më shumë njohje.

Unë besoj tek e vërteta sado e madh të jetë gënjeshtra.

Sot është një ditë jo e lehtë për mua, për veten, familjen e mbi tim bir mbi të gjitha. Është një ditë jo e lehtë edhe për kolegët e mi në parlament.

Dy kriminelë, që janë kushërinj të mi të 10 janë arrestuar dhe kanë përmendur edhe emrin tim. Nuk do doja të isha kurrë sot në këtë pozitë. Kërkoj menjëherë nga prokuroria pa përfituar nga asnjë lloj imuniteti, të hetohet e verifikohet gjithçka.

Unë ndjej përgjegjësi morale edhe për disa kushërinj të gradës së 10 që 4 vite më parë kanë bërë gabimin e madh, u kam shitur makinën time personale.

Nuk kam pasur dhe skam asnjë raport dhe nuk kam asnjë përgjegjësi më shumë e dënoj çdo lloj veprimtari kriminale edhe të këtyre të kushërinjve të gradës së 10 që nuk kanë hezituar të përmendin emrin tim.

Unë nuk kërkoj nga askush të më mbrojë, as nga kolegët e mi, as në parlament as në qeveri e as nga kryeministri.

Unë do të pres deri në fund çdo verifikim dhe hetim. Nuk do të rri duarkryq, por do të punoj për të vërtetën.

https://www.facebook.com/saimir.tahiri/videos/10214912465305524/?fallback=1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here