Kryeministri, investitorëve: Ndaloni në Shqipëri për bizneset tuaja

0
125

Ky është panairi më i madh në historinë e vendit, një panair ku marrin pjesë kompani nga të katër anët e botës në një prezencë të fuqishme të ekonomisë më në rritje të planetit që është Kina. Siguroj investitorët që qeveria do bëjë gjithçka për suksesin në rritje të tyre në Shqipëri. Prania juaj këto ditë është një rast i madh jo vetëm për ti paraqitur konsumatorit potencialet tuaja të mëdha por një rast për tu njohur me potencialet e mëdha të këtij vendi, me përpjekjet dhe arritjet për të krijuar një klimë më miqësore për biznesin. Kështu u shpreh dje,Kryeministri Berisha gjatë fjalës përshëndetëse së mbajtur në panairin Klik Ekspo Grup. Ai theksoi se qeveria ka ndërmarrë reforma të thella të cilat kanë mbrojtur ekonominë nga kriza e thellë evropiane dhe globale. “Që në vitet e para dhe në vazhdim ne jemi të bindur se rruga më e sigurt e mbrojtjes nga kjo krizë është mbështetja ndaj biznesit dhe duke zgjeruar lirinë e tregut. Kjo krizë shumë dimensionale ka si zgjidhje më të sigurt, rritjen e konkurueshmërisë që do të thotë zhdukjen e barrierave burokratike për biznesin”,- tha Berisha. Në këtë ceremoni, Presidenti i panairit Klik Ekspo Group i akordoi Kryeministrit Berisha Medaljen “Shqiponja e Artë”, me motivacionin; “Figurë themeltare e historisë së demokracisë dhe promotor i projekteve madhore të zhvillimit të vendit, në 100 vjetët e parë të shtetit shqiptar”. Duke shprehur falënderimet më të përzemërta për këtë vlerësim, Kryeministri tha se e pranonte atë “si  zotim solemn për të punuar së bashku për përmirësimin e klimës së biznesit dhe zgjerimin e pandërprerë të lirisë ekonomike, lirisë  fiskale dhe tregut të lire në tërësi”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency