Operacion i madh në Shkodër, kapen të dënuarit për vrasje dhe plagosje. Zbardhen emrat

0
181

Policia e Shkodrës ka zhvilluar gjatë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotshëm, një operacion të gjërë për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.

Si rrjedhim, falë informacioneve të marrë në rrugë operative, ka arritur të vërë në pranga Lazer Pemën, 34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar me 25 vite burg me vendim nr 411 të Gjykatës së Apelit Shkodër për “Vrasje në rrethana cilësuese” për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013 në fshatin Gur i Zi.

Po ashtu, ka arrestuar Tauland Pepajn, 26 vjeç, banues në Shkodër për “Plagosje të rëndë me dashje” me masë sigurimi “Arrest ne burg” për ngjarjen e datës 25 qershor 2017 në lagjen ”Baçallek”, ku gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë R. Th, 22 vjeç, banues në Shkodër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here