Basha premton: Do të luftojmë kundër vendosjes së TVSH dhe për votën e lirë

0
132

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot para medias në një deklaratë për shtyp lidhur me rezultatet e fundit të Eurobarometrit sipas të të cilit, mbi 50 % e shqiptarëve duan të largohen nga vendi.

Basha premtoi se PD-ja do të angazhohet për të mos e lejuar largimin e shqiptarëve duke ndërmarrë si fillim dy nisma: Pengimin e vendosjes së tvsh-së për biznesin e vogël dhe garantimin e votës së lirë.

“Dje, Barometri i Ballkanit konfirmon se gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, – tha Basha, – numër i cili është dyfishuar në 4 vitet e fundit. Pra, për numrin e banorëve që duan të largohen nga shtëpitë e tyre jemi të parët në Ballkan, të parët në Evropë dhe dnër të parët në botë.

Pse duan shqiptarët të ikin? Pse po bëhet i pajetueshëm ky vend?- tha Basha. – Barometri tregon se shqiptarët nuk paguajnë dot energjinë elektrike, ngrohjen, nuk paguajnë dot kreditë. Me rritjen e tvsh-së për biznesin e vogël, mendoni sa e pamundur do të bëhet jetesa. Kryeministri nuk flet, por e paketon këtë me propagandë.

Ne do të luftojmë fort kundër vendosjes së TVSH-së.

Të dyshuarit kryesorë që godintën Policinë, janë larguar nga vendi dhe janë sot në një vend të BE-së.

Vota e lirë do ta shpëtonte këtë vend dhe është e evtmja mënyrë të shëptojë vendin.

Ne duhet me votën e lirë të mos rriten taksat, që shqiptarët të mos largohen nga vendi se ndryshe të dhënat do të jenë më dëhspëruese.

Ne do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të marrin në dorë fatet e vendit të tyre me votën e lirë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here