PD i thotë po bashkëpunimit me LSI, Paloka i kthen përgjigje Kryemadhit

0
197

PD shprehet e gatshme për bashkëpunim me LSI për krjimin e një fronti opozitare kundër keqeverisjes së PS. Nënkryetari i PD dhe deputeti demokrat Edi Paloka, njëherësh dhe nënkryetar parlamenti, tha për mediat, se Partia Demokratike mirëpret LSI-në, dhe çdo forcë tjetër politike, si edhe qytetarët, për tu bërë pjesë e këtij aksioni.

Paloka shprehet se kjo është sot më shumë se kurrë domosdoshmëri për vendin. “Sigurisht ne jemi të hapur jo vetëm të bashkëpunojmë me LSI, por me çdo qytetar i cili ështi gati të bëhet pjesë e një fronti të gjerë kundër një qeverisje që mund të jetë qeverisja më e keqe që ka patur ndonjëherë shqipëria” tha zoti Paloka.
Partia Demokratike ka vendosur si prioritet disa reforma , duke veçuar atë zgjedhore. Ligjëvënësit e saj janë përgatitur për debat për çështjen e Reformës Zgjedhore, seancën e radhës, bazuar në pretendimet që ka për shitblerje masive të votave në garën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Por për zotin Paloka, opozita duhet të kërkojë edhe ndryshime të ndarjes terrritoriale, pasi reforma e miratuar nga kjo mazhorancë, u bë vetëm për qëllime elektorale. “Është një nga kërkesat tona. Për ne është denoncuar disa herë se reforma administrative është bërë për arsye politike. Ajo jo vetëm nuk dha rezultatet e premtuara nga Rama, por përkundrazi pati efekte tërë sisht negative” tha Paloka.
Ndërkaq Paloka shmangu çdo koment në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike, si edhe për platformën e depozituar nga ish funksionare të PD-së dhe anëtarë aktualë të Kryesisë së saj, për të mundësuar zgjedhje të reja në këtë forcë politike, madje edhe për postin e kryetarit. Paloka tha se PD ka hyrë në procesin 80 ditor të analizës, ku grupet e punës në të cilën përfshihen edhe deputetët, do të nxjerrin përgjegjësitë e humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit.

Pak ditë më parë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në studion e emisionit “360gradë”, të Artur Zhejit në Ora Neës deklaroi se “besoj tek ambicja e Lulzim Bashës për të ardhur në pushtet. Besoj që Basha nuk do pranoje kurrë, që ky vend të qeveriset nga krimi i organizuar”.

Ajo është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here