Studimi/ Këto janë sëmundjet që shkaktojë 60 % të vdekjeve në Shqipëri

0
162

Në Shqipëri, vitet e fundit 60% e vdekjeve vijnë nga sëmundjet e zemrës, ku 40% kanë shkaktar sëmundjet koronare.

Sipas kardiologëve në Qendrën Spitalore Universitare  Nënë Tereza çdo vit  kryhen mbi 6 mijë procedura  ndërsa sa i takon moshës mesatare të  pacientëve të prekur  me sëmundjet e zemrës ka tendencë rritjeje.

Sëmundjet kardiovaskulare ndahen  në tri grupe në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Çdo vit sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 17.5 milionë vdekje të parakohshme, dhe deri në vitin 2030 ky numër pritet të rritet në 23 milionë.

Në botë kostoja e sëmundjeve kardiovaskulare kap shifrën prej  863 miliardë dollarësh. Në Shqipëri  kjo sëmundje  ka tendencë rritje, sipas Raporti Shëndetësor Kombëtar  në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve, ku 55% kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare. Sipas mjekëve shkaktarët kryesor të këtyre sëmundjeve janë  mënyra  e të ushqyerit  dhe mungesa e aktivitetit  fizik ./scan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here