Tragjedia në Pogradec/ Vrau gruan me sqepar, fjalët e burrit vrasës pas krimit: Varrimi të…

0
159

Bashkim Mekolli vrau sot në mënyrë makabre gruan e tij Demirkë Mekolli me të cilën kishte dhe një djalë 16-vjeçar, në shtëpinë ku jetonte bashkë me babain, që i kishte strehuar për shkak të varfërisë.

 

 

Ai është arrestuar menjëherë nga policia pas ngjarjes dhe është dërguar në Policinë e Korçës. Gazetarja Ledjona Xheladinaj raportoi për “BalkanWeb”se grupi hetimor po përpiqet ta marrë në pyetje por ngaqë është në gjendje të rënduar për shkak të depresionit, nuk ka mundur të japë asnjë detaj.

Po kështu mësohet se pas vrasjes së gruas, 49-vjeçari me thikë në dorë i ka thënë babait të tij që varrimi të bëhej në Lushnjë.
“Kur e gjeta me thikë në dorë, vinte vërdallë e më thoshte që varrimi të bëhet në Lushnjë, se atje ka prindërit. Nuk e di si ndodhi, nusen e kisha shumë të mirë, të urtë e punëtore”, ka thënë babai i autorit, raporton “BalkanWeb”.

Kur e ka parë babai nusen e shtrirë dhe e ka pyetur çfarë ka bërë, ai ka thënë vetëm që ceremonia mortore të kryhet në Lushnjë, ku ka prindërit viktima.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here