Pas mbledhjes së Kryesisë, Basha: Nuk do ketë fraksione në PD. Vendosëm nisjen e procesit të analizës

0
137

Partia Demokratike nuk do kete fraksione, megjithe kerkesen e kritikeve te kreut te kesaj force politike, Lulzim Basha. Pas nje mbledhje qe zgjati 4 ore, kreu i demokrateve, Lulzim Basha ua mbylli perfundimisht deren, Astrit Patozit e Jozefina Topallit, te cilet flisnin per legalizimin e fraksioneve ne PD.  “Sa kohë të jem unë në krye të PD nuk do të ketë fraksione, por do të këtë hapësirë për këdo demokrat qe te punoje për qëllimin e përbashkët. është qellim kombëtar për te çliruar vendin nga zgjedha e krimit”, tha Basha.

Ndersa i pyetur se si do te behet bashkimi i demokrateve ai eshte pergjigjur se “do behet rreth vlerave si shqiptare dhe evropiane”. “Ishte mbledhje e gjate, e lodhshme, por lodhje e mire. Shpresa e vetme e vendit eshte PD. Mbledhja ishte e shoqeruar me fryme dialogu dhe debate. Lajmi i sotem eshte vendimi unanim i kryesise se PD per te nisur nje proces analize dhe konsultimi me bazen me qellim forcimin e PD-se, reformimin, bashkimit dhe perballjen me Edi Ramen dhe qeverine e dale permes tjetersimit kriminal te vullnetit te shqiptareve”, tha me tej Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here