Nihani tregon përse zgjodhi të luajë rolin e saj në ‘Karasevda’ (Foto)

0
571

Më në fund, Neslihan Atagul Dogulu, e cila luan rolin e Nihanit në serialin turk “Dashuri e Pafund”, tregon arsyet përse zgjodhi të luaj në një serial dramatik.

 

Në një intervistë për mediat turke, Nelsihan thotë: “Ajo çfarë është e rëndësishme për mua është të luaj karaktere të ndryshme dhe skenare të papërsërishtshme. Jam pas gjërave që do të më bëjnë ende më të fortë seç jam.”

Cfarë të mësoi “Dashuri e Pafund”?

Më mësoi të jem e duruar. Kur unë aktroj, përpiqem të balancoj dy karaktere, në rastin konkret Nihanin e serialit me Neslihanin. Krijoj një personazh që nuk I largohet aspak vetes sime. Dua të luaj me emocionet e mia.

I kushton rëndësi shumë skenarit të serialit. Kërkon ta ndryshosh kur nuk të pëlqen diçka?

Në fakt, është audienca ajo që vendos për skenarin sepse varet sesi e percepton secili prej nesh. Kështu që nuk mendoj se skenari duhet të vendoset nga aktori. Ne thjesht reflektojmë cfarë është shkruar aty. Po gjithmonë kam kërkuar për një skenar që të më ndihmojë në jetë, të më japë forcë.
Besoj se pas përfundimit të serialit “Dashuri e Pafund”, u nise për pushimë. Si ishte vera?

 

 

Kemi punuar shumë gjatë xhirimeve të serialit “Dashuri e Pafund”. Jo vetëm seriali, por në planin personal kisha dhe projekte të tjera paralelisht me disa kompani kozmetike. Kemi bërë vetëm një muaj pushim me Kadir. U nisëm në udhëtim me një karavan dhe dy qentë tanë. U kënaqëm shumë. Kishim shumë liri …

Si shkoi udhëtimi?


Shkoi shumë mirë. Ishim në Greqi dy herë e më pas në Itali.
Fansat mezi presin të të shohin sërish në ekran. Ndonjë projekt së shpejti?
Po punojmë, por ende nuk kemi diçka të konkretizuar. Por e kam marë me qetësi sepse kam shumë nevojë të pushoj dhe të bëj një jetë normale. Dua të lexoj librat që nuk kam kohë ti lexoj, të shoh filma, të iki në panaire. Duhet të ruaj disa energji.

Është shkruar se do të jesh përkrah aktorit Çağatay Ulusoy në serialin e ri. Është e vërtetë?
Nuk është e vërtetë. Siç e përmenda, nuk ka asgjë të qartë deri më tani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here