Detajet e para pas aksidentit tragjik në Kamëz, në rrugë ka ndodhur një “kasaphanë”

0
207

Detaje të reja dalin në dritë për aksidentin e ndodhur në Kamëz, ku humbi jetën një 15 vjecar. Ngjarja ndodhi në rrugën “Donald Tramp”, në Kamëz teksa drejtuesi i mjetit tip “Benz”, E.P.,15 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit ku për pasojë është përplasur me një shtyllë.

 

 

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre fëmijë, shtetasit E.B, 11 vjeç, K.T., 16 vjeç dhe K.C,. rreth 15 vjeç (të tre pasagjer në mjetin tip “Benz”).

Sipas policisë K.C., rreth 15 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Qytetari nga vendngjarja ka thënë për JOQ.al se ka parë tmerr me sy.
“Ishte një aksident i tmerrshëm, nga përplasja e madhe fëmijët kanë dalë nga xhamat e makinës dhe përfunduan të shtrirë në tokë në drejtime të ndryshme nga njëri-tjetri. Ishin 5 fëmijë dhe 2 janë në gjendje shumë të rëndë me çarje të mëdha në kokë. I morën disa makina rastësisht dhe i dërguan në spital se po jepnin shpirt dy fëmijët”- ka thene ai.

Më tej qytetari tregon se ishin kalimtarët ata që kanë bërë punën e ambulancës, e cila sipas tij është vonuar më shumë se 30 minuta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here