Giusi Ferreri ndan lajmin më të bukur të jetës, bëhet nënë për herë të parë

0
170

Këngëtarja e njohur italiane Giusy Ferreri në moshën 38 vjeçare është bërë për herë të parë nënë e  një vajze.

“Mes lajmeve të bukura të kësaj jave ju bëj me dije se, Beatrice lindi, në datë 10 /9/2017, me një lindje natyrale në Spitalin Fornaroli Di Magenta. Falenderojmë nga zemra repartin  obstetric gjinekologjik. Jemi shumë mirë dhe sapo hyjmë në shtëpi së bashku me babin Andrea. Shumë puthje dhe ritakohemi së shpejti.” Kështu ka anoncuar në facebook këngëtarja Giusy Ferreri lindjene fëmijës së saj të parë me partnerin Andrea Bonomo.
Marsin e kaluar, me rastin e lançimit të albumit  “Girotondo” këngëtarja kishte bërë të ditur lajmin mbi pritjen e ëmbël.
“Kur të lindë, do të ketë një ndryshim të madh, por, nëse fati donte që një jetë e re të lindte brenda meje, kjo duhet të manifestohet edhe me ndryshimet që unë duhet të bëj në pjesën tjetër të të jetuarit të jetës sime.: kishte deklaruar këngëtarja atë kohë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here