Zbulohet një magazinë droge në Athinë, sekuestrohen 23 kg heroinë, pranga 3 shqiptarëve (Foto)

0
125

Policia greke ka ndërmarrë një operacion të madh anti-drogë në rrethinat e Athinës. Gjatë këtij operacioni është zbuluar një magazinë droge dhe janë vënë në pranga 5 persona, 3 prej tyre shtetas shqiptar.

 

 

Sipas mediave greke në një magazinë në Aspropirgo të Athinës janë sekuestruar 23 kg heroinë; 38.8 gram marijuanë; 16.5 kg përzierës; 1 karabinë dhe 525 euro. Mësohet se droga magazinohej në Athinë dhe shitej në Selanik, Patra dhe Larisa.

Për sa i përket të arrestuarve ata janë dy meshkuj shqiptarë 27 dhe 45 vjeç, një femër shqiptare 39 vjeçe dhe dy grekë 19 dhe 41 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here