Mjekët turqë në Spitalin e Fierit marrin 3-fishin e rrogës së mjekëve shqiptarë

0
154

Mjekët dhe infermierët largohen nga Shqipëria për shkak të niveli të ulët të pagave.

Por kur vjen puna tek mjeket e huaj, qeveria nuk kursehet.

Një vit më parë u inaugurua Spitali i Fierit, një investim i mundësuar nga qeveria turke.

Bashkë me investimin në këtë spital do të shërbenin edhe mjekë e infermierë turq.

Stafi turk i spitalit përfiton shpërblime mujore nga qeveria gati trefishi i pagës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të spitalit të ri.

Euronews Albania ka krahasuar diferencën mes pagës së punonjësve shqiptarë dhe shpërblimit që i jepet të stafit turk.

Një mjek turk merr 305 mijë lekë, kryeinfermieri 227 mijë dhe infermieri 181 mijë.

Ndërsa një mjek shqiptar merr 80 mijë lekë, kryeinfermieri 56 mijë lekë dhe infermieri 53 mijë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here