Kapet në Uruguaj pas 23 vitesh arrati bosi i madh i drogës

0
205

Një nga pesë të arratisurit më të kërkuar në Itali, bosi i mafies “Ndrangheta”, Rocco Morabito, është arrestuar në Uruguaj pas 23 vitesh arrati.

 

 

Gjatë një deklarate sot, ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti përgëzoi policinë e Italisë dhe të Uruguajit për kapjen e të arratisurit më të kërkuar të “Ndrangheta”.

Morabito, 50-vjeç është dënuar në mungesë të tij për pjesëmarrje në një organizatë mafioze, për trafik droge dhe krime të tjera të rënda, dhe duhet të vuajë dënimin me burg për 30 vjet.

“Arrestimi i Morabito u krye dje në një hotel në qendër të Montevidos”, njoftoi Ministria e Brendshme uruguajane gjatë një deklaratë për shtyp, duke shtuar se gjithashtu, policia kishte arrestuar edhe bashkëshorten e tij.

“Ndrangheta” është një nga grupet e krimit të organizuar më të fuqishme në botë dhe kontrabanda kryesore e kokainës në Evropë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here