FOTO/ Gruaja kërkon mbrojtje, Gjyqtarja: Më trego shenjat e dhunës

0
132

Pak ditë pas vrasjes makabre të gjyqtares Fildes Hafizi, janë rritur rastet e denoncimeve të femrave shqiptare.

Në një kohë që janë shtuar ndjeshëm krimet në familje, ‘’Shuplaka” publikon historinë e një gruaje nga qyteti i Vlorës së cilës i është mohuar urdhri i mbrojtjes nga ana e Gjykatëses së këtij qyteti Herila Çela.

Pavarësisht kërkesës nga ana e Komisariatit të Policisë së Vlorës, zonjës, e cila ka bërë edhe padinë e saj në Gjykatë rreth katër vite më parë nuk i është dhënë urdhri i mbrojtjes me pretekstin se ajo prej një kohe të gjatë nuk jetonte në banesën e saj dhe se nuk kishte shenja dhune.

Ndërkohë që zonja e dhunuar denoncon për ‘’Shuplakën” se nuk mund të kthehej në banesën e saj për shkak të kërcënimeve të ish-bashkëshortit të saj.

Historia nuk mbaron me kaq, pasi në arsyetimin e parë të Gjykatës, Herina Çela në raportin e saj thotë se bashkëshorti i zonjës së dhunuar nuk e ka të tijën banesën që ndodhet në zonën e ‘’Ujit të Ftohtë”.

Ndërkohë që zonja sjell dhe dokumentet e procesit të legalizimit që vërtetojnë se bashkëshorti i saj është pronari i ligjshëm dhe i vetëm i deklaruar i ndërtesës disakatëshe.

Kaq pak punë për ta vërtetuar pronësinë dhe Gjykata e Vlorës nuk e ka kryer.

Tashmë pas disa vitesh, zonja edhe pse ka marrë me një vendim të dytë të Gjykatës të drejtën për t’u kthyer në banesë, nuk e bën për shkak të presionit që i bëhet nga ish-bashkëshorti i saj.

Zonja kërkon që autoritetet përkatëse të vendosin drejtësinë në vend, pasi në gjithë këto kohë asaj i është dashur të ropatet nga një vend në një vend tjetër në mënyrë që të ketë një vend ku të fus kokën.

Katër vite ecejake dhe pyetja që ngrihet është: edhe sa kjo zonjë do t’i vuajë të metat e sistemit të Drejtësisë?! /Shuplaka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here