Çelja e negociatave, Vlahutin: BE gati të bëjë hapat e radhës, por Shqipëria duhet të …

0
131

Gjatë fjalës së saj në Shkollën Europiane Verore, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se Komisioni Evropian do të jetë gati të bëjë hapat e tjerë për të çelur negociatat pasi të nisë zbatimi i Vettingu-t.

 

 

“Komisioneri Hahn riafirmoi që komisioni të marrë në konsideratë hapat drejt integrimit pasi Vettingu të veprojë. Unë sapo jam kthyer nga Brukseli nga takimi i ambasadorëve, Mogherini e ka vendosur Ballkanin Perëndimor në prioritet e integrimit në BE. Është e rëndësishme të dimë që BE është i përkushtuar në përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit, pasi ato të jenë të gatshme, përfshi edhe Shqipërinë, pasi të kenë plotësuar reformat, të cilat do të sjellin një cilësi jete më afër Europës,” tha Vlahutin.

Ambasadorja e Bashkimit Europian u shpreh se asgjë nuk ndryshon për një vend pasi hyn në BE, por se gjërat duhet të ndryshonin përpara futjes në Europë, dhe për arritja e kësaj varet nga vendosmëria për sundimin e ligjit si dhe lufta kundër drogës.

“Asgjë nuk ndryshon pasi të hyni në BE, gjerat duhet të ndryshojnë përpara se të futeni në BE. Ky proces varet nga vendosmëria për të ndryshuar sundimin e ligjit. Do të thosha që edhe Shqipëria është në një moment të mirë. Më në fund pritet të implementohet reforma në drejtësi, e cila është dhe reforma më komplekse. Ajo është gati të zbatohet në më pak se dy javë. Krijimi i institucioneve të reja, si Prokuroria e Posaçme që do merret me krimin e organizuar. Zgjedhjet i kemi lënë pas, dhe për çeljen e negociatave muajt e ardhshëm do të jenë kyç. Mendoj se është e qartë se çfarë do ndodhë me prioritet kryesore. Sundimi i ligjit dhe lufta kundër drogës janë prioritete kryesore. Po presim me padurim që Shqipëria të vendosë Kuvendin e ri dhe ne të fillojmë punën me qeverinë e re.  Procesi i anëtarsimit dhe qeverisja e mirë kërkojnë nivele më të larta të kapaciteteve teknike dhe dialogut brenda shoqërisë. Njerëzit duhet të kuptojnë pse duhen disa reforma, se si do përfitojnë nga këto reforma kur flasim për gjëra si gjyqësori, financat publike, apo ushqimi,” tha Vlahutin.

Vlahutin tha se për çeljen e negociatave me BE, duhen arritur dy gjëra thelbësore: “1) Vullneti i qartë politik i atyre që qeverisin, që kanë përgjegjësi të madhe për rezultatet e ardhshme, ata që janë zgjedhur për t’i shërbyer interesave të shqiptarëve. Të investojnë me dialog politik. Politikë e mirë do të thotë edhe konkurrencë me ide. Asnjë interes privat e publik nuk mund të jetë më i madh se interesi i të gjithë vendi. Shqipëratëve i kanë ardhur në majë të hundës zënkat.

2) Njohuria dhe dijet. Asnjë ndryshim nuk do vijë nëse nuk dihet problemi. Prandaj jemi këtu për t’ju dhënë më shumë njohuri të reja përsa i përket proceseve të një rëndësie të madhe për të ardhmen e vendit

Integrimi i vendit nuk mund të arrihet nëse nuk jeni të gjithë të bashkuar. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë potencialin e saj. Vendi duhet të ecë përpara sëbashku.,” përfundoi fjalën ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here