“Se njoha gjyqtaren Hafizi se plumbi e kish shëmtuar”, gazetarja e kronikës tregon momentet e para pas vrasjes

0
124

Klodjana Lala, gazetarja e kronikës në News 24 ishte ndër të parat që shkoi në vendngjarje për të raportuar një krim, pa e ditur që në makinën tip Benz C Class ishte ekzekutuar pa mëshirë një gjyqtare, një njeri që jepte drejtësi.

Përjetimet e saj, më shumë se kushdo tjetër që shkroi dje për këtë ngjarje të rëndë, ishin të forta. Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, lala tregon momentet e para kur e pa të ndjerën në makinë.

“Se njoha gjykatësen Hafizi se plumbi e kish “shëmtuar”! U trishtova kur e pashë të shembur mbi timonin e makinës. Dora gjakatare e një burri që e shikon gruan si pronë i mori jetën zonjës së ligjit. Pushofsh në paqe o grua e fortë që su dorëzove kurrë, dhe luftove për lirinë e kundër padrejtësive. Të dorëzoi plumbi, po në fund të fundit kë nuk dorëzon arma? Do jesh një zë i munguar në sistemin e drejtësisë që të tradhtoi edhe ty edhe pse ishe pjesë e tij”,- shkruan gazetarja.

Fildes Hafizi u ekzekutua mesditën e djeshme në zonën e Xhamllikut nga ish-bashkëshorti i saj, brenda makinës, pasi kishin debatuar. Gjyqtarja e Gjykatës së Shkodrës, nënë e dy fëmijëve ishte divorcuar prej dy vitesh nga 53-vjeçari Fadil Kasemi, pasi tentoi ta vriste edhe në 2015-ën, teksa ndodheshin me pushime në një restorant në Golem. Ai e ka dhunuar dhe i ka drejtuar armën asokohe në sy të fëmijëve, për arsye xhelozie, ndërsa lajmi u raportua edhe në media.

Ndonëse u arrestua, një vit më vonë në 2016-ën ai lirohet nga amnistia dhe nis përndjekjen e vazhdueshme ndaj ish-bashkëshortes gjyqtare. Së fundmi raportohet që Kasemi ka dashur të rilidhej më të, por gjyqtarja nuk ka pranuar. Debatet mes tyre kulmuan mesditën e djeshme kur dhe e ekzekutoi me dy plumba.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here