HARTA: Ja si ishte bota 300 milionë vjet më parë (Foto)

0
723

Njëherë e një kohë, bota që ne njohim sot ishte pak a shumë një kontinent i madh, ku Eurasia, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Afrika, India, Antarktida dhe Australia ishin të shkrira në një.

Besohet se grumbullimi i njësive kontinentale u bë afro 335 milionë vjet më parë dhe shkëputja e tyre filloi rreth 175 milionë vjet më parë. I gjithë ky masiv toke ishte i vendosur kryesisht në hemisferën jugore.

Me kalimin e kohës kontinenti filloi të shpërbëhej.

Tani, artisti Massimo Pietrobon ka krijuar një hartë me kufijtë politikë modernë.

Në hartë, Britania e Madhe nuk është më një ishull, por ka kufij tokësorë Francën, Norvegjinë dhe Irlandën dhe Shtetet e Bashkuara kufizohen me Marokun, Mauritaninë, Senegalin dhe Kubën.

Kanadaja kufizohet me Danimarkën, Portugalinë dhe Marokun dhe Spanja ka një kufi tokësor me Algjerinë.

Italia kufizohet me Tunizinë. Greqia kufizohet me Libinë.

Brazili, i njohur për plazhet e tij është pa dalje në det dhe kufizohet me Nambinë dhe Liberinë ndër të tjera.

Tibeti nuk lidhet me Kinën, por me Australinë.

Australia gjithashtu kufizohet me Antarktidën, e cila është pranë Indisë, Sri Lankës dhe Mozambikut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here