Modelja godet industrinë e modës: Është industri e prostitucionit jo e modës (Foto)

0
318

Modelja 20 vjeçare Jazz Egger ka thënë se industria e modës për momentin është një industri pornografike ku agjentët e modës fitojnë deri në 2 milion dollarë duke shitur modele tek klientët e pasur. Ato kushtëzohen edhe me arritje në karrierë nëse nuk i dëgjojnë ata

Modelja Jazz Egger ka treguar për mediat që ajo i ishte thënë që të kryej marrëdhënie intime me një klient të pasur për 2000 funte.

Këtë e ka rrëfyer modelja me bazë në Londër, ku ka thënë se “kështu funksionon industria e modës në tërë botën”. Ajo ka treguar se agjentët u thonë top supermodelëve që të bëjnë seks me klient të pasur, derisa ka të atillë që paguajnë deri në 2 milion dollarë për të bërë seks me modele të njohura.

Modelja ka ruajtur edhe mesazhet e dërguara nga agjentët ku shihet se si ata u thonë atyre që të kënaqen edhe me para po kështu bëjnë edhe karrierë.

Modeles se re i ishte ofruar një klient për fillim pasi ajo hyri në industrinë e modës. Burri i pasur i kishte ofruar para në këmbim të seksi.

Por modelja edhe pse e re e ka bërë publuike këtë ofertë duke thënë se “agjencitë e mëdha” që “kanë nxerr modele me emër”, janë të involvuara në këso marrëveshje të fshehta me femra të reja të cilat i shesin tek klientët meshkujt deri në 2 milion dollarë që ata të kenë marrëdhënie me to.

Më shokuese Jazz ka treguar edhe për dy supermodele që tashmë janë emra, janë detyruar të kalojnë javë të tëra me burra ku janë shitur me para vetëm që të ecin përpara në karrierën e tyre.

Austriakja ka thënë se propozimi i parë për një shërbim të këtillë i kishte ardhur asaj verën e kaluar ku ishte takuar me një agjent mode në një klub në Londër, i cili i kishte ofruar “famë në punën e modelingut”, por ajo duhet të shkonte në një udhëtim me jaht në Greqi me tre milioner.

Jazz e cila ka 35 000 ndjekës në Instagram, po ashtu ka treguar se shumica e agjencive të modës me emër janë “klient me partner” dhe kompani që ofrojnë edhe shërbime seksuale.

“Kurrë nuk do ta shisja trupin për gjëra të këtilla. Nuk mund të kombinojë moralin tim me këtë gjë. Ende i respektojë ato të cilat i pranojnë oferta të këtilla sepse e bëjnë për famën. Por ajo farë e bën këtë çështje të komplikuar është kërkesa e tyre që unë mos të tregojë për to. Kjo nuk është në rregull”. Ka thënë Jazz për MailOnline.

“E di që modelet bëjnë punë eskorte dhe kanë përvoja të padëshiruara seksuale dhe detyrohen këtë ta bëjnë për para. Por, unë jo”.

Tutje modelja ka botuar mesazhet që ka shkëmbyer me agjentin ku ai i thotë që të kryej shërbime seksuale për një klient të tij.

Ky është skandali më I madh që i ndodh industrisë së modës. Ajo tashmë po akuzohen se janë “industri pornografike” dhe jo të modës më.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here