Brexit, rifillon në Bruksel raundi i tretë i bisedimeve

0
153

Bisedimet e Brexit do rifillojnë sot në Bruksel.

Negociatorët britanikë po kërkojnë nga BE të tregohet fleksibël.

Sekretari për Brexit, David Davis kërkon të zgjerohet tema e diskutimeve për të përfshirë dhe tregtinë.

Por BE-ja ka kushtëzuar bisedimet në çështjen e të drejtave të qytetarëve, kufirin me Irlandën dhe në faturën e largimit nga BE-ja.

Të dyja palët kanë thënë se nuk ka një konkluzion real për arritjen e një rezultati konkret.

BE-ja akuzon Mbretërinë e Bashkuar se po planifikon të krijojë një kufi të padukshëm me Irlandën.

Nga ana tjetër anglezët thonë se BE-ja këmbëngul në kërkesat financiare.

Mbretëria e Bashkuar është përcaktuar të largohet plotësisht nga Bashkimi Europian në fund të marsit 2019, pas referendumit të një viti më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here