Përplasen dy trena në SHBA, plagosen 42 persona

0
127

Më shumë se 42 persona kanë mbetur të plagosur pasi një tren që po ecte me shpejtësi të madhe është përplasur më një tren tjetër të parkuar në një terminal në orët e para të mëngjesit të së martës (22 gusht) në Upper Darby, Filadelfia.

 

 

Raportohet se të paktën katër persona janë në gjendje kritike për jetën, përfshirë edhe shoferin. Të plagosurit janë dërguar të gjithë në spital për të marrë ndihmën e parë mjeksore, raporton CNN.

Nuk dihen akoma shkaqet e aksidentit ndërsa policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here