SHBA i ‘tërheq veshin’ Ramës/ Sekretari amerikan: Administrata e korruptuar, ja detyrat që duhet të përmbushni

0
208

Kryeministri Edi Rama ka marrë një telefonatë nga sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, gjatë ditës së sotme.

Tillerson, pasi e ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve, i ka kujtuar këtij të fundit se Shqipëria mbetet ende një nga vend ku korrupsioni po lulëzon.

Ai i ka kujtuar Ramës se është detyrë e tij si drejtues i PS-së dhe qeverisë që të thellojë shpejtësinë e reformave, të pastrojë administratën e vendit nga personat e korruptuar dhe së fundmi, të shënojë rezultate domethënëse në luftën kundër krimit.

Këto kanë qenë dhe 3 “detyrat e shtëpisë” që zyrtari më i lartë i politikës së jashtmë amerikane i ka dhënë kreut të qeverisë shqiptare.

Më tutje, në bisedën mes tyre, Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetje të pakushtëzuar ndaj SHBA-e si dhe ka bërë një pasqyrim të plotë të situatës rajonale nga kënvdështrimi i tij, posaçërisht në lidhje me dialogun Kosovë- Seri, dhe nevojën e zhbllokimit të ngërçit të emrit të shtetit të Maqedonisë.

Më poshtë njoftimi i plotë nga ana e Kryeministrisë:

Kryeministri Edi Rama ka marre sot nje telefonate nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson. Sekretari Tillerson e ka uruar Kryeministrin per fitoren kuptimplote ne zgjedhje. Ai ka shprehur bindjen se mandati i forte qe ka marre per te qeverisur e vetme, e obligon Partine Socialiste te thelloje shpejtesine e reformave, pastroje administraten nga te korruptuarit dhe shenoje rezultate domethenese ne luften kunder krimit.

Duke i shprehur Kryeministrit te gjithe mbeshtetjen e qeverise amerikane ne mandatin e ri qeverises, Sekretari i Shtetit i ka percjelle Edi Rames pershtypjet shume pozitive te Zevendes Presidentit Pence nga takimi i javes se shkuar ne Malin e Zi dhe ka rikonfirmuar vullnetin amerikan per nje vemendje te perqendruar ne zhvillimet ne rajon.

Kryeministri Rama e ka falenderuar bashkebiseduesin per telefonaten dhe i ka bere nje pasqyre te plote te situates rajonale nga kendveshtrimi i vendit tone, duke u perqendruar kryesisht tek dialogu Kosove – Serbi dhe nevoja për zhbllokimin e ngercit te emrit te Maqedonise.

Ne pjesen e fundit biseda eshte shtrire tek roli i Shqiperise ne NATO, kontributi i saj ne luften kunder ekstremizmit te dhunshem, ku Sekretari Tillerson eshte shprehur me konsideratat me te larta. Ndersa Kryeministri Rama ka kerkuar intensifikimin e bashkepunimit me SHBA ne sektorin e energjise dhe posacerisht te naftes e te gazit, cka eshte pritur me shume interes nga bashkebiseduesi.

Biseda telefonike mes te dyve ka zgjatur me shume se njezete minuta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here